Një propozim për të mbajtur një referendum për ndërtimin e një stadium të ri të mundshëm të Milanit në periferi të San Donato është refuzuar nga këshilli lokal.
Në korrik, Milani fitoi tokë në San Donato përmes blerjes së Sportlifecity, me zhvillimin që thuhet se ishte miratuar tashmë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ka ende shumë punë tjera për të kryer përpara se Milani të mund të mendojë për hapin e radhës.
Një referendum konsultativ u propozua nga Lega Calcio, por këshilli bashkiak i San Donato Milanese e ka mbyllur që atëherë këtë ide, i mbështetur nga këshilltarët nga Partia Demokratike dhe nga “Së bashku për San Donato”. Shumica dërrmuese e tyre votuan kundër mocionit.
Duke komentuar këtë çështje, kryebashkiaku Francesco Squeri tha: “Unë kam për detyrë ta shoh projektin nga të gjitha këndvështrimet dhe më pas së bashku me mazhorancën do të vendosim duke përfshirë qytetarët nëse stadiumi do të ketë më shumë efekte pozitive apo negative. Jam i habitur që ata që janë kundër stadiumit nuk duan të flasin për aspektet pozitive, por ka edhe njerëz që duan stadiumin”.