Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, ka dhënë informacion mbi regjistrimin e diasporës për Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, raporton Ekonomia Online.
Sipas të dhënave të fundit, numri i aplikimeve për regjistrimin e votuesve të diasporës ka arritur në 115,210, ndërsa deri tani janë aprovuar 107,158 aplikime. Ka gjithsej 7,025 aplikime të refuzuara dhe 1,027 aplikime të anuluara.
Sipas tij, në lidhje me mënyrat e votimit, janë parashikuar disa mundësi për qytetarët jashtë Kosovës:
Përfaqësitë diplomatike kanë regjistruar 20,398 votues.
Përmes postës në kutinë postare jashtë Kosovës janë regjistruar 69,498 votues.
Përmes postës në kutinë postare në Kosovë janë regjistruar 17,262 votues.
Ky proces i regjistrimit të diasporës është një hap i rëndësishëm për mundësimin e pjesëmarrjes të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2024.