Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut të marrin pjesë në regjistrimin civil të popullsisë, duke e vlerësuar këtë proces si shumë të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut,raporton Ekonomia Online.
Pas takimit që kanë zhvilluar Hoxhaj e Grubi, në një konferencë të përbashkët të dy theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në këtë proces.
Hoxhaj tha se ky proces ka të bëjë me të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
“Diskutuam çështje jetike për rajonin dhe për shqiptarët. Temë kryesore e takimit tonë ke që e gjithë diaspora shqiptare nga diaspora nga Ballkani, Shqipëria Mali i Zi do të duhej të jenë në mbështetje që sa më shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut të regjistrohen në procesin e regjistrit civil dhe ka të bëjë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Të marrin pjesë aktive në regjistrim civil shqiptarët që janë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut”, tha Hoxhaj.
Edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë është shumë i rëndësishëm ku tha se kërkoi ndihmën e Hoxhajt për këtë proces.
“Enver Hoxhaj është mik shumë i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, diskutuam rreth regjistrimit të popullsisë dhe e ftova që të diel ndihmë për arsye se rritja e numrave është jetike për zbatimin e të drejtave politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, tha Grubi.
Ai foli edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve ku tha se janë në pritje të formimit të Qeverisë së re, ku do të nënshkruhen 15 marrëveshje, duke filluar edhe largimin e kufirit në Bllacë.
“Janë mbi 15 marrëveshje që po presin nënshkrimin dhe po presim formimin qeverisë dhe t’i realizojmë marrëveshjet duke filluar edhe largimin e kufirit në Bllac”, tha Grubi.
Edhe Hoxhaj tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është i rëndësishëm, dhe kërkojë nga qeveria e ardhshme që ta vazhdojë bashkëpunimin.
“Ne jemi në opozitë dhe mbesim krenar por duhet ta ftojë qeverinë e ardhshme të Kosovës që në listën e bashkëpunimit ta mbahet dhe të ndodhë meqë do të kishte ndikim në bashkëpunimin politik, ekonomik, por edhe bashkëpunimit ndër vëllazëror ndërmjet Prishtinës edhe Shkupit”, tha Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Grubi gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, do të takojë edhe lider të tjerë partiak.