Regjistrimi i popullsisë – opozita s’e dëshiron Florim Isufin pjesë të Komisionit, ishte pengesë për liberalizim

| 12 Tet 2022 | 11:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, e ka shtyrë për të premten shqyrtimin e vendimit të Qeverise së Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, përmendi emrat e ekspertëve si Dea Pallasak e Florim  Isufi, që është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti.

“Dea Pallaska është përfaqësuese e UNFPA, është adekuat për këtë punë. Florim Isufi është ekspert dhe mund të jetë këshilltar, por është adekuat i fushës. Ne mund ta ftojmë një përfaqësues së zyrës së kryeministrit”.

Deputeti i LDK, Avdullah Hoti, tha se profesori Isufi, që ishte pjesë e Komisionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, është bashkëfajtor që liberalizimi është shtyrë për 6 vjet.

“Kemi përfaqësueses të Qeverisë në çfarë cilësie është anëtari i 12. Unë kam pak rezerva për kryesuesin e Komisionit. Ky ka pozicion politik në krye të Komisionit të rëndësishëm brenda zyrës së kryeministrit. Ndër faktorët që ka shty 6 vjet liberalizimin është pikërisht personi në fjalë. Ftoj ta shtyjmë për mbledhjen e ardhshme”.

Deputeti i PDK, Mërgim Lushtaku, tha se nuk do ta votojnë përbërjen e Komisionit, ngase tha se nuk ka emra kredibil.

“Unë nuk do të votojë në këtë proces derisa atë ketë emra kredibil emrat e propozuar për regjistrim të popullsisë. Ne duhet të kemi bord kredibil. Prandaj nuk marrim pjesë në votim. Ne ishte dashtë me pas Qeverinë përpara. Këshilltari politik nuk lejohet në këtë udhëheqje sepse i jep kaheje politike dhe partiake”.

Deputeti i VV, Eman Rrahmani se kjo nuk lidhet me liberalizimin e vizave dhe me demarkacionin.

“Kandidimi i Florim Isufi është i padrejtë në krye të Komisionit të rëndësishëm brenda zyrës së kryeministrit. Çështja e liberalizimit është se kushtet janë plotësuar dhe nuk është ky problemi dhe nuk ka të bëjë me çështjen e demarkacionit”.

Edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se nuk do ta votojnë përbërjen e Komisionit, ngase nuk ka të dhëna për kandidatët, raporton EO.

“Jam thellë i bindur që në momentin që shkon në seancë mazhoranca e voton. Nuk kemi informacion dhe CV për organizatën. Le të vij përfaqësuesi që e ka sjellë vendimin. Nuk mund të mbështesim këtë vendim”.

Deputeti i AAK, Pal Lekaj, kërkoi që të ftohen përfaqësues të Qeverisë për argumentim.

“Është e drejtë e këtij Komisioni të ftoj përfaqësuesit e Qeverisë për argumentim. Dea Pallaska kush është dhe çka përfaqëson. Meqë qeveria nuk është prezentë unë nuk marre pjesë në votim”.

Të ngjashme