Regjistrohen disa lloje të rralla të faunës në Parqet Kombëtare

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 10:25 | Nga

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës edhe gjatë vitit 2016 ka vazhduar së realizuari aktivitetin e vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës edhe atë në të dy Parqet Kombëtare, “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”.

Kjo metodë e monitorimit dhe studimit të faunës së egër, e filluar që nga viti i kaluar, është metodë jo-intenzive pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe numrin e llojeve të ndryshme, pa i shqetësuar ato edhe pse qëllimi i realizimit të këtij aktiviteti tek ne ka qenë vetëm evidentimi i pranisë së llojeve pa u futur në aspektin kuantitativ e cila mendohet të realizohet në të ardhmen.

Gjatë këtij aktiviteti të përbashkët me zyrtarët e të dy Parqeve Kombëtare e në disa raste në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare Mjedisore ERA me seli në Pejë, është bërë vendosja e kamerave kurth kryesisht në pjesët ku besohet se janë zona të mundshme të lëvizjes së numrit më të madh të kafshëve të egra.

Rezultat e grumbulluara nga kamerat kurthë kanë dhënë informacion shumë të vlefshëm për praninë e disa llojeve të rralla dhe të rrezikuara të faunës në lokalitetet e monitoruara sikurse janë Ariu i murrmë (Ursus arctos), Dreri (Cervus elaphus), Macja e egër (Felis sylvestris), Dhelpra (Vulpes vulpes), Kunadhja (Martes martes), Lepuri (Lepus europaeus), Vjedulla (Meles meles), Derri i egër (Sus scrofa), Ketri (Sciurus vulgaris), Pula me xhufkë (Bonasia bonasia) etj.

Fotografia e Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

Fotografia e Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

Fotografia e Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

Fotografia e Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

 

Të ngjashme