Ka arritur në gjashtë numri i të vdekurve nga Coronavirusi që u përhap me shpejtësi në Itali.
Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një grua nga Crema e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Brescias.
Ajo ishte një paciente e shtuar në spitalin onkologjik e sëmurë me tumor.
Viktima e pestë ishte një 88-vjeçar nga Caselle Lanne, në Lombardi.
Mbi 200 persona janë infektuar me Coronavirus në Itali: sipas të dhënave të azhurnuara nga komisari i urgjencës Angelo Borrelli, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”