Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton për punime teknike në qytetin e Obiliqit, rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit / ndrrimin e gypit të ujit me diametër fi 150 mm në Parkun e qytetit të Obiliqit “ Adem Preniqi”, i cili është në ndërtim e sipër.
Si shkak i këtij rehabilitimi gjatë ditës së sotme 18 dhjetor 2020 , do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 11:00-15:00 për pjesën më të madhe të këtij qyteti.
Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.
Faleminderit për mirëkuptim!