Rekomandimet e Auditorit s’po gjejnë zbatim – kërkohet që me ligj të veçantë të bëhen obligative

Prishtinë | 22 Tet 2024 | 15:00 | Nga Gzim Mujaj

Përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale dhe nga shoqëria civile po kërkojnë që menaxhimi i parasë publike të jetë transparente dhe të jepet llogari për çdo shpenzim, raporton Ekonomia Online. Madje ata po bëhet thirrje që rekomandimet e Auditorit të zbatohet e të bëhet obligative me ligj.

Selvije Kurti, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se kanë monitoruar 12 komuna sa i përket zbatimit të rekomandimeve të Auditorit del se ka ngecje.

Sipas saj, komunat duhet që të ndërmarrin hapa në menaxhimin e financave publike dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshëm për të përmirësuar progres në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit.

“Ne si KDI përmes programit për qeverisje lokale kemi bërë një analizë gjithëpërfshirëse për 12 komuna lidhur me zbatimin e rekomandimeve të zyrës së Auditorit në Komuna. Në këtë analizë kanë qenë të përfshira 12 komuna”.

“…ideja ka qenë më shumë me ngrit diskutimin mbi nivelin e zbatueshëmrisë së rekomandimeve duke qenë se niveli lokal po çalon në përfillje ose në zbatueshmëri të rekomandimeve që dalin nga ZKA dhe ideja e gjithë e analizës është me ngrit këtë çështje në diskutim dhe me i ftuar të gjithë akterët të cilët gërshetohen ose kanë të bëjnë më menaxhimin e financave publike, lokale të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të përmirësuar progresin e zbatimit të rekomandimeve të Auditorit dhe menaxhimin e parasë publike nëpër komunë”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se keqmenaxhimi i parasë publike është përgjegjësi direkte e udhëheqësve, prandaj edhe duhet t’i kushtohet vëmendje.

Me tej ai shtoi se komuna që udhëheq është i sheh rekomandimet e Auditorit si diçka me vlerë, prandaj edhe është vlerësuar nga DEMOS-i, raporton EO.

“Unë besoj çdo udhëheqës shtetëror e përkatësisht edhe kryetarët e komunave me kujdes të shtuar bëjnë veprime edhe administrative kundrejt përgjegjësi që kanë sepse parja publike është një përgjegjësi në vete dhe çdo keqmanaxhim është pasojë e drejtpërdrejt e tyre. Deri sot ne kur po flasim, ne japi maksimumin që paraja publike të dedikohet aty siç ka vendosur Kuvendi Komunal në projekte të caktuara, prandaj ne jemi shumë të kujdesshëm. Prandaj ajo që sot diskutohet në këtë tryezë ka ta bëjë me raportet e e Audtimit, ato të gjetura në komuna shpesh herë administrative që prodhojnë një institucion shpesh herë edhe të mbivendosura siç është edhe kontratat kolektive”.

“Raportet e Auditorit gjithmonë do të ekzistojnë përderisa ka një tendencë për zhvillim më demokratik të institucionit dhe avancim sepse ne e shohim avancimin në hartimin e ligjeve të reja dhe amendamentin e ligjeve. Ministritë gjatë një mandati hartojnë shumë udhëzime administrative, prandaj nëse nuk është vërejtur një ndryshim i tillë mund të prodhojë një të gjetur. Jemi të lumtur që Komuna e Kamenicës për këtë vit është një stroje suksesi e përcaktuar nga DEMOS dhe do të vazhdojnë që rekomandime te Auditoroit t’i shohim si diçka me vlerë”.

Hajdar Beqa, anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, tha se niveli i të gjeturave dhe moszbatimi i rekomandimeve si në nivel qendror dhe atë lokal është bërë problematik.

Madje sipas tij, për këtë çështje duhet të gjendet një zgjidhje ligjore.

“Niveli i të gjeturave edhe niveli i mos zbatimit të rekomandimeve si në nivel qendror po ashtu edhe nivel lokal po rriten rekomandimet e pa zbatuara. Ne diskutuam si të bëjmë një zgjidhje ligjore, infrastruktura ligjor që ka të bëjë me prokurorimin publik, që ka të bëjë me fushën e menaxhimit të financave publike. Sfidë ishte edhe funksionimi i Organit Shqyrtuese të Prokurorimit Publik, të transferohet në gjykatë kompetente që nuk po funksionon mirëfilli dhe duhet t’i bëjmë disa reforma që e lehtësojnë punën e zyrtarëve këtë rast edhe të komunave, qeverisë por edhe të ndërmarrjeve publike”.

“Është temë që duhet të rregullohet edhe me infrastrukturë ligjore që shkeljet që kanë të bëjnë, ose gjetjet që kanë të bëjnë nga faktorët e jashtëm mos të merren shumë relevant nga Audtitori, por ato që merren nga faktorët e brendshëm të mbete relevant dhe të rritet kontrolle si në nivel lokal e ashtu edhe qendror. Kontrolle e menaxhimit të parasë publike e cila fatkeqësisht ka devijuar dy tri vitet e fundit”.

Gjatë së martës Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Transaprency International Kosova (TIK) përmes një konference për media kanë publikuar raportuar analizën gjithëpërfshirëse mbi përsëritjen dhe nivelin e ulët të zbatimit të rekomandimeve të dala nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit ZKA për 12 komuna të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo analizë është hartuar së bashku me Aleancën Qytetare të Transparencës AQT e cila përfshinë komunat Ferizaj, Graçanicë, Gjakovë, Kaçanik, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Rahovec, Skenderaj.

Analiza gjithëpërfshirëse ofron një pasqyrë të performancës së komunave bazuar në opinionet e përgjithshme të ZKA-së, llojin e gjetjeve dhe nivelin e zbatueshmërisë së rekomandimeve.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme