Temperaturat në Spanjë këtë javë priten të jenë në 48°C, dhe ky pritet të bëhet rekord i Evropës kontinentale.
Spanja dhe Portugalia do të goditen më së shumti nga kjo valë që do zgjasë katër ditë. Nxehtë do të jetë edhe në Britani të Madhe me 30°C të premten.
Parashikuesit kanë thënë se këtë javë pjesët e Evropës kontinentale do të regjistrojnë temperaturat më të nxehta të të gjitha kohërave.
Pjesët e Francës jugperëndimore gjithashtu do të preken nga vala e nxehtësisë intensive, ndërsa Britania e Madhe do të jetë më e nxehtë.
Raportet tregojnë se 27 nga 50 provincat e vendit janë në ‘rrezik të madh’ nga fillimi i ngrohjes të enjten.
Ata i këshilluan njerëzit të marrin masa paraprake të tilla si të qëndrojnë jashtë diellit dhe të pinë shumë ujë.