Rekord i zi në SHBA, mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19 brenda një dite

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Në një kohë kur të gjitha vendet kanë kaluar në fazën e dytë apo të tretë të hapjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një moment të vështirë me pandeminë e Coronavirusit.

Nga të dhënat e fundit të publikuara nga univesiteti ‘John Hopkins’, në SHBA janë raportuar 50 mijë e 203 raste të reja me Covid-19 në një ditë të vetme. Shifra e së mërkurës e theu rekordin e 26 qershorit kur ishin 45 mijë e 225 raste, transmeton tch raportimet.

Sipas universitetit ‘John Hopkins’ ka më shumë se 2 milionë e 685 mijë të infektuar në SHBA dhe më shumë se 128 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi. Arizona, Kalifornia, Karolina e Veirut, Tennessee dhe Teksasi raportuan shifra të larta të ifektimeve. Kalifornia, shteti më i populluar, raportoi 9 mijë e 740 raste të reja.

Kujtojmë që disa shtete të SHBA e kanë pezulluar planin e hapjes për shkak të shifrave të larta të infektimeve.

Të ngjashme