Rekord në aeroportin e Prishtinës, 1.9 milonë pasagjerë në këtë vit

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 11:01 | Nga

Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari” edhe këtë vit është përgatitur për pritjen e udhëtarëve që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Valentina Gara zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se për këtë fund vit ka shtim të fluturimeve. “Ne kemi pasur më shumë fluturime për kët vit. Në fund vit do të kemi 1.9 milionë pasagjerë në këtë vit”, theksoi Gara.

Ajo bëri me dije se ky vit është më i suksesshëm që nga hapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) .”Ne kemi sjellë kompani që ofrojnë një çmime të lira “Lowcost”, theksoi ajo.

Gara foli edhe për zgjatjen e zgjerimin e pistës. “Është një vendim i qëlluar nga qeveria e Kosovës, ka pasur anulim të fluturimeve dhe është dashur që pasagjerët të aterojnë në Aeroportet fqinje në rast të motit të keq. Ne presim që pas fillimit të punimeve për 18 muaj të përfundojnë punimet”, deklaroi Gara sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).

Ajo ka folur që në vitin 2018 do të shtohen fluturimet për vendet skandinave. “Ne si aeroport do të dyfishojmë fluturimet. E kemi Wizzair, Easyjet. Synojmë që të sjellim kompani sa më shumë që të kemi oferta më të mira”, theksoi ajo.

Kurse për shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim qe do t’u ofrohet shtesë udhëtareve të saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë, Gara vlerësoi se është një shërim shumë i mirë e mirëseardhur për pasagjerët.

Gara ka folur edhe për fluturimet për ditën e sotme që do të operojnë në Aeroportin e Prishtinës. “Sot për shkak të motit me mjegull është anuluar një fluturim, por pas dite do të ketë një fluturim shtesë”, tha ai.

Sipas saj sot do të ketë fluturime shtesë. ‘Pas një ore do të kemi kushte më mira për të pasur fluturime”, tha ajo sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme