Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj, bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë shënuar 18 825 raste të reja me Covid.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,984,544. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 106 qytetarë si pasojë e virusit.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 23 721 viktima. 95.1% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi moshën 70 vjeç