Rekordet e Benzemas: Barazoi paraqitjet me Carlos dhe preku shifrat e Messit dhe Ronaldos

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema ka qenë pjesë e kyçe e Real Madridi për më shumë se një dekadë, edhe pse duket sikur nuk i merr të gjitha meritat që i takojnë.

Ai u tregua vendimtar edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut, duke realizuar dy gola dhe duke ua siguruar Mbretërve kualifikimin në fazat e eliminimit direkt.

Me golat e shënuar, 32-vjeçari u bë futbollisti i vetëm që prej rekordin e jashtëzakonshëm të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duke shënuar mbi 50 gola në fazën grupore të gatës më të madhe evropiane për klube.

Njëherësh, francezi regjistroi paraqitjen e 527-të për Los Blancos duke barazuar kështu rekordin e paraqitjeve për klubin të një lojtari jospanjoll, të vendosur nga mbrojtësi i krahut, Roberto Carlos, në vitin 2007.

Padyshim që Benzema do ta kalojë këtë statistikë dhe do të vë rekord të ri me skuadrën, ku luan nga viti 2009 (kur ishte transferuar nga Lyoni).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme