Rekordet e Ronaldos në Madrid që “kurrë” s’do t’ia thyejë askush

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

450 gola në 438 ndeshje – 12 gola më shumë se ndeshje, rekordi që vështirë se do të arrijë ndonjëherë një lojtar tjetër me fanellën e bardhë

Cristiano Ronaldo ka shkruar historinë me Real Madridit dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një ndër ikonat më të mira të klubit.

Ronaldo ne sezonin 2012/13 me Real Madridin, ne fund Reali nuk fitoi asgje, Jose Mourinho u shkarkua

Ai u prezantua në Santiago Bernabéu me 6 korrik në vitin 2009 në krah me Eusebion dhe Alfredo Di Stéfanos, dhe që nga atëherë, ai nuk u ndal së shënuari deri në verën e vitit 2018 kur la Realin pas polemikave të shumta duke u transferuar në Juventus.

Ai, ka shënuar 451 herë në 438 paraqitje me Real Madridin (më shumë se një gol për ndeshje). Këto gola erdhën: 312 në LaLiga, 105 në Champions League, 22 në Copa del Rey, gjashtë në Club World Cup, katër në Spanish Super Cup dhe dy në UEFA Super Cup.

Të ngjashme