Rekordi i Interit, më i miri në pesë ligat më të mira të Evropës

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Asnjë ekip në asnjë nga pesë ligat më të mira të Evropës nuk ka pranuar më pak gola se Interi deri më tani në sezonin 2032/24, dhe asnjë tjetër portier në ato liga nuk ka mbajtur më shumë portën e paprekur sesa nënshkrimi i verës së Nerazzurrëve, Yann Sommer.

Në Serie A, Interi ka pranuar vetëm shtatë gola nga 16 ndeshje. Kjo shifër është më pak se gjysma e numrit të golave ​​të pësuar nga liderët e Ligës Premier, Arsenal, i cili ka pranuar 15 sosh.
Ndërkohë, në Francë, Nice e Francesco Fariolit ka pranuar më pak gola në Ligue 1, 9 sosh, ndërsa Bayer Leverkusen në Bundesligë dhe Real Madrid i Carlo Ancelottit në La Liga kanë pranuar nga 12 gola deri më tani këtë sezon.

Të ngjashme