Mungesa e një pjese të literaturës në gjuhën shqipe, për lëndët bazike në nivelin bachelor dhe master, ngelet një nga sfidat kryesore të arsimit universitar në vend.
Kjo gjë më së shumti po u kushton profesorëve dhe studentëve, të cilët në pamundësi të sigurimit të literaturës shqipe, detyrohen të shërbehen me libra të cilat janë në gjuhën angleze kryesisht, por edhe në gjuhët e tjera të huaja.
Njohësi i çështjeve arsimore Dukagjin Pupovci nga Qendra për Arsim e Kosovës, këtë problem e sheh te mungesa e kapaciteteve të nevojshme për t’i mbuluar gjitha fushat me sigurim të literaturës në gjuhën shqipe.
Drejtoresha e Departamentit për Arsim të Lartë në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Drita Kadriu tha se e janë duke hartuar disa politika të reja të cilat do të ndihmojnë që në periudhën pesë vjeçare të ngrisin cilësinë në arsimin e lartë.
Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahiti u zotua se do ta ngris si çështje përkthimin e një pjese të literaturës në gjuhën shqipe dhe do ta procedojnë si kërkesë tek Ministria e Arsimit. (TribunaChannel)