Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në konferencën “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”, i cili ka qenë pjesë e panelit të diskutimi për të folur për ndërlidhjen e aftësimin profesional, për certifikimin dhe inovacionin.
Në këtë konferencë rektori Hajrizi, ka treguar se institucioni ka krijuar kapacitete dhe infrastrukturë moderne ngjashëm me ato të shteteve evropiane, si dhe vlerësoi se UBT është model për sjellën e frymës teknologjike dhe trendëve të reja, si në në trajnime ashtu edhe në programe akademike.
“UBT ka krijuar një sistem gjithëpërfshirës arsimor i cili do të siguroj për të gjithë studentëve e Republikës së Kosovës qasje të barabartë në arsimim në të gjitha nivelet. Sistemi që ofron institucioni u mundëson shkathtësi për gjatë gjithë jetës, dije të avancuar e të integruar në shoqërinë evropiane. Këtë më së e tregojnë statistikat e fundit ku studentë e ish-studentë të UBT, mbi 90% e tyre, janë punësuar në tregun vendorë dhe ndërkombëtarë të punës ”, ka thënë Hajrizi.
Rektori Hajrizi theksoi se arsimi nuk përfundon me një diplomë, por që sipas tij, vazhdon gjatë gjithë jetës sidomos edhe me mbajtjen e trajnimeve profesionale. Ai shtoi se UBT ofron trajnime të akredituara në shumë profile.
“Cilësia është aspekti thelbësor jo diploma ose certifikata, andaj cilësia gjithnjë ka qenë prioritet në UBT, si dhe konsideroj që duhet të investohet në cilësi sepse edhe Kosova do të këtë rritje ekonomike. Megjithatë, përmes projekteve të përbashkëta, konkretisht trajnimeve ose seminareve, ne u kemi krijuar mundësi dhe kushte rinisë kosovare për tu zhvilluar dhe aftësuar në fushat e synuara nga vet ata. Kemi mbi 100 specializime që i ofrojmë në programe akademike, qendrën e trajnimeve, institutin e gjuhëve të huaja, qendrën e karrierës, laboratorë inovativ etj.”, potencoi rektori Hajrizi.
Në kuadër të kësaj konference është organizuar edhe panairi “Promovimi i mësimit gjatë gjithës jetës”, me ç’rast UBT do të informojë vizitorët përgjatë dy ditëve lidhur me shkollat profesionale dhe trajnimet që ofrohen nga institucioni.
Aktivitetet e Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës organizohen nga Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, OJQ , etj.