Rektori Hajrizi pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare “OSH ACCORD”

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Bashkëpunim Rajonal, “OSH ACCORD”, organizuar nga Shoqata Kosovare e Mbrojtjes dhe Shëndetit në Punë, që në fokus ka ngritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Në fjalimin e tij mbi këtë çështje, rektori Hajrizi për rolin e personave të certifikuar dhe sistemeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

“UBT ka qenë e fokusuar për plotësimin e të gjitha niveleve të kritereve ndërkombëtare e vendore, të cilat janë të vendosura sa i përket çështjes së sigurisë. Harmonizimi i sistemit në një organizatë është shumë i rëndësishëm pasi që ofron siguri dhe sukses të garantuar në punë”, vlerësoi ai.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte përcaktimi i drejtimit, fokusimi i hulumtimeve, si dhe zhvillimi i sigurisë dhe i shëndetit në punë, përmes shkëmbimit të përvojave teorike dhe praktike.

Konferenca Ndërkombëtare për Bashkëpunim Rajonal është organizuar për herë të katërt, ndërkaq si iniciativë synon që të bëhet traditë dhe çdo vit të organizohet në një vend tjetër.

Të ngjashme