Fadil Millaku, rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ka vlerësuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka bërë shkelje procedurale, mbi bazën e së cilës do të paraqesin edhe ankesë.
Millaku në Sytë 7 të Klan Kosovës ka përmendur disa veprime të këtij institucioni, i cili nuk ia akreditoi asnjë program universitetit të Pejës.
“Në momentin që e merr mbrapa raportin nga institucioni i jashtëm mund të përgjigjeni për dy javë. Neve na është dashur të përgjigjemi për tre ditë”.
“Gjithashtu i ka tejkaluar të gjitha afatet për dorëzimin e raportit”.
“KSHC ka shkelë kodin e etikës për shkak se ka bërë zbulimin e informacionit. Kjo nuk është dashur të publikohej”.
Ndër kushtet që Universiteti “Haxhi Zeka” nuk i ka përmbushur, sipas Millakut janë mungesa e fushave sportive, bufesë, vendeve rekreative, stafit akademik dhe administrativ që njohin gjuhen angleze.
Ai tregoi edhe si janë përgatitur.
“Ne jemi bazuar në rekomandimet e katër ekspertëve te vitit 2015 për akreditimin e programeve”.
“Koha kur i kanë vendose standardet e reja ka qene periudhe shume e shkurtër për t’u përgatitur”.
Rektori Millaku gjithashtu njoftoi se i kanë dërguar letër KSHC-së dhe se kanë kërkuar organizimin e një rivlerësimi, por që nuk kanë marrë përgjigje mbrapa.