Kompania “RELUX” e cila merret me prodhimin e të gjitha llojeve të ngjyrave dhe fasadave ka nisur sot eksportet e saja edhe për në shtetin e Zvicrës.
Nuk është vetëm Zvicra destinacion i eksporteve të “RELUX”-it, kjo kompani ka kohë që eksporton edhe për në shtetet si Austria dhe Gjermania, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i kompanisë “RELUX”, Ramiz Gashi, thotë se si rezultat i realizimit të eksporteve në Gjermani dhe Austri edhe shteti i Zvicrës ka shprehur interesim që të bashkëpunojë me ta.
“Destinacioni i këtij eksporti do të jetë Zvicra pas marrëveshjes që patëm me Gjermaninë dhe Austrinë, shpresojmë që ky nuk do të jetë vendi i fundit”, tha ai.
Ndërsa për zhvillimin e aktivitetit biznesore ai ka thënë që nuk ka qenë e lehtë pasi sipas tij në Kosovë nuk është lehtë për tu bërë biznes mirëpo ai thotë se nëse ke vullnet dhe dëshirë mund të arrihet suksesi.
Kompania “RELUX” ka thënë ai punon me 25 punëtorë, ndërsa janë në një fazë të rritjes së numrit të tyre.
Ai thotë se kontaktet që ka krijuar me biznese të shteteve evropiane janë si rezultat i jetesës së tij shumëvjeçare në shtetin gjerman. Ai thotë se kontaktet i siguron nga pjesëmarrja e tij nëpër seminare të ndryshme në këto shtete.
Gashi ka thënë se deri më tash nuk ka pasur ndonjë ndihmë nga institucionet e vendit, ku problem aktual e she mungesën e hapësirës për të zgjeruar biznesin në mënyrë që të rritet edhe fuqia punëtore. Nuk e ka përjashtuar edhe problemin me reduktime të energjisë elektrike që i shkaktohen dëme në prodhim nga ndërprerja e saj.
Si shpresë për ndryshimin e kësaj gjendje ai e ka parë edhe liberalizimin e tregut energjetik.