“Relux” eksporton 120 tonë në Gjermani, Coronavirusi pengon eksportin në Kinë

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 08:56 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania “Relux” ka eksportuar 120 tonë produkte drejt Gjermanisë. Pronari i Kompanisë “Relux”, Ramiz Gashi, tha për Ekonomia Online se destinacion kryesor është ky shtet evropian, derisa tha se Coronavirusi i ka penguar për eksportim drejt Kinës.

Gashi potencoi se në këtë vit do të bëjnë investime të mëdha me mbi 2 milionë euro.

Mes tjerash, ai njoftoj se është donacion vetanak dhe se institucionet vendëse nuk i kanë ofrua mbështetje.

“‘Relux’ ka filluar vitin 2020 shumë mirë. Deri më sot kemi eksportuar kamionin e gjashtë me 120 tonë për 1 muaj e gjysmë që është mrekulli e rrallë. Kemi eksportuar kryesisht për Gjermaninë. Kemi një marrëveshje për Kinë që kemi filluar vitin e kaluar, por tani me Coronavirusin na ka ndaluar”.

“Produktet tona kanë dëshmuar vetën, kanë dëshmuar cilësi me kualitet të lartë. Investimet kalojnë një shumë mbi 2 milionë euro. Planifikojmë deri në fund të vitit ta përfundojmë këtë investim, kryesisht në produktet e thata”.

“Deri në fund të vitit do të jenë të përfunduar komplet, por hapja do të bëhet javën tjetër. Ky është komplet donacion vetanake, nuk kemi pasur ndonjë mbështetje apo ndonjë grant”, u shpreh ai.

Gashi, thotë se taksa e vendsështë vendim politik dhe nuk ka ndikuar në biznesin e tij.

Gashi deklaroi se pas vendosjes së taksës, kompanitë kosovare kanë zëvendësuar produktet e tyre me produktet e rajonit.

“Janë më shumë politike, taksa ka rritur një qëllim të vetin. Direkt në kompaninë tonë nuk ka ndikuar as pozitivisht e as negativisht. Tregtarët apo konkurrentët tonë produktet e Serbisë i kanë zëvendësuar me produktet e rajonit”.

“Duke filluar prej Sllovenisë, Maqedonisë, dhe Shqipërisë. Nuk e di se çka do të ndikonte reciprociteti te ne, shpresoj të jetë diçka e mirë. Por nuk besoj që do të ndikoj as pozitivisht e as negativisht”

Me tej, Gashi thotë se qytetarët duhet t’i duan prodhimet vendëse, meqënese tha ai se pas heqjes së taksës Serbia do të jetë agresive.

“Nuk kish pasur nevojë më pas asnjë taksë e as reciprocitet. Populli t’i adhuroj pak më tepër prodhimet vendore ti përkrah ato”.

“Njëkohësisht kemi mbështetje edhe prej shtetit tonë. Serbia do të jetë agresive për tregun e Kosovës. Prej qeverisë ne si prodhues presim që të kemi mundësi dhe të jemi të gatshëm në tregun e Kosovës”.

Të ngjashme