Kreu i VV-së, Albin Kurti, pas takimit të mbrëmshëm me LDK-në, ku morën pjesë edhe ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë e Italisë tha se takimi zgjati për arsye se biseda duhej t’iu përkthehej ambasadorëve
Me këtë deklaratë të Kurtit ka ironizuar jo pak ish-deputeti Rrustem Mustafa-Remi.
“Bisedimet VV-LDK. Albini, 50% e kohës na iku me përkthime. Përkthyesi i mirë paska qëllue!”, ka shkruar Remi në Facebook.
Kujtojmë se VV e LDK mbrëmë mbajtën takim së bashku me ambasadorët por dolën pa marrëveshje, pasi asnjëra parti nuk lëshoi pe për postin e kryekuvendarit.