FIFA ka publikuar edhe renditjen më të re të kombëtareve për muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Kosova dhe Shqipëria kanë humbur pozicione në renditjen e re.
Përfaqësuesja e Kosovës ka humbuar një pozicion, duke u renditur tani në vendin e 166-të me 135 pikë, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, Kombëtarja shqiptare e ka përmbyllur vitin duke humbur dy vende në renditjen tabelore, duke zbritur në pozitën e 51-të prej pozita 49-të në saje të 618 pikëve.
Sa i përket majës së klasifikimit, renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.