Renditja në PISA, Sejdiu: Pas 6 vitesh qeverisje, fëmijët tanë me rezultatet më të dobëta

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se pas gjashtë viteve qeverisje të Albin Kurtit, fëmijët e Kosovës po dalin me rezultate edhe më të dobëta në testin PISA.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se “pas gjashtë vitesh nuk mundesh me tregu më kush e la keq”.

“Pas gjashte vjetesh qeverisje, femijet tane po dalin me rezultate me te dobeta. Kaq per “ndryshimin”. Sepse pas gjashte vjetesh nuk mundesh me tregu ma kush e la keq. Qeverisja matet me ate qe e ke bo ma mire. “Bota ka ec. Na kemi ngec.” – Po te ishte dikush tjeter ne pushtet, ky do te ishte slogani”, ka shkruar ai.

Theksojmë se sipas rezultateve që u bënë publike sot, nxënësit nga Kosova sërish janë renditur në fund të listës së PISA.

Të ngjashme