Nora Istrefi ka sjellë një video të këndshme të vajzës së saj, Renee.
Renee e vogël e veshur me një bluzë me shqiponjën dykrenare dhe me një palë taka të Norës, të rrëmbente zemrën, shkruan lajmi.net.
“Stili stil. E imja Renee”, ka shkruar ajo mbi video, në të cilën tregon se vajza po shkon në hapat e saj, pasi Nora njihet për stilin e veçantë në çdo paraqitje publike.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Nora Istrefi është “M’ke mungu”, të cilën e solli në bashkëpunim me Skerdi Agon.