Një dron ka rënë sot në lagjen “Bair” të Mitrovicës.
Banori i shtëpisë ku ka rënë droni ka treguar se si ai fillimisht kishte rënë në ballkonin e shtëpisë e më pas në tokë.
Sipas tij, në momentin kur ka rënë ai ka bërë zhurmë dhe se ka qenë i pajisur me kamerë.
Qytetari tregon se si vet ia kanë hequr baterinë.
“Këtu ka rënë në ballkon dhe nga ballkoni ka rënë këtu në tokë. Do krahë e do sene iu kanë çmontu. Na e kemi kap, e kemi prek me dorë, e kemi kontrolluar. I ka pas do letra dhe i kanë shkruar do numra, por nuk ka pasur një flamur ose diçka tjetër”, ka thënë ai.
Ai tregoi se si droni ishte i gjatë rreth 3 metra e gjysmë.
Krahët i ka pas tri metra, 3.5 dhe një metër ka qenë gati i gjerë. E ka pas një zhurmë. Ka qenë me kamera me krejt, me parashutë ka qenë. punojke. Tani na e kemi kap në dorë dhe e ka pasur një zhurmë si me dasht me u nis, por e kemi kap dhe ja kemi heq baterinë edhe u ndal. Po vet ja kena heq se zhurme jena tutu prej tij”, ka thënë ai.
Sipas gazetarit të “Jep Zë”, droni është tërhequr nga Policia e Kosovës.
E këta të fundit ende nuk e kanë konfirmuar këtë rast.