Republikanët në Senatin e SHBA-së kanë dështuar të ndalojnë procesin e fajësimit të ish-presidentit Donald Trump.
Ky i fundit akuzohet për nxitje të mbështetësve në sulmin në Capitol Hill më 6 janar, raporton cnn.
Kërkesa e senatorit republikan, Ron Paul u refuzua nga 55 senatorë, midis të cilëve ishin vetëm pesë republikanë, ndërsa 45 republikanë ishin në favor të ndalimit të procesit, transmeton Telegrafi.
Paul dhe republikanët e tjerë pretendojnë se procedura për të fajësuar Trumpin është antikushtetuese sepse mandati i ka përfunduar të mërkurën e kaluar, si dhe shkaku që gjyqi i planifikuar për në 9 shkurt do të mbikëqyret nga senatori demokrat, Patrick Leahy në vend të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, John Roberts.
Ekziston një debat në qarqet akademike nëse Senati mund ta dënojë Trumpin dhe ta heqë atë nga posti kur nuk është më president.
Shumë besojnë se “fajësimi i vonshëm” nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA-së, dhe se presidentët të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme gjatë mandatit të tyre, nuk duhet të jenë të imunizuar nga procesi i vendosur nga Kushtetuta, i cili vlerëson përgjegjësinë e tyre.