Republikanët dështojnë të zëvendësojnë Obamacare

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 12:23 | Nga

Përpjekjet e republikanëve për të gjetur një zëvendësim për sistemin e sigurimeve shëndetësore të ish-presidentit amerikan, Barack Obama janë shuar.

Dy senatorë republikanë thanë se ata kanë kundërshtuar alternativën e propozuar të partisë së tyre, duke e bërë të pamundur që projektligji të kalojë në formën aktuale.

Partia ka qenë e ndarë në këtë çështje. Në ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump tani ka bërë thirrje për shfuqizimin e Obamacare, në mënyrë që republikanët të mund të fillojnë përsëri nga pika zero.

Tani gjithçla varet nga kreu i shumicës së Senatit, Mitch McConnell.

“Për fat të keq, është e qartë që përpjekjet për shfuqizimin dhe zëvendësimin e menjëhershëm të Obamacare nuk do të jenë të suksesshme”, ka thënë McConnell.

Presidenti aktual amerikan, Donald Trump kishte shfuqizuar Obamacare, sipas të cilit më shumë se 20 milionë njerëz kishin fituar sigurime shëndetësor, një premtim kryesor i fushatës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme