Republikanët kryesojnë në Kongresin amerikan

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Përveç garës për Shtëpinë e Bardhë, lufta është tepër e fortë edhe për kontrollin e Kongresit dhe Senatit amerikan.

Sipas projeksioneve të deritanishme të CNN, demokratët dhe republikanët kanë fituar nga 42 vende respektivisht në senat, kur i duhen 51 për të pasur shumicën.

Ndërsa në dhomën e përfaqësuesve demokratët kanë 105 vende, ndërsa republikanët 138.

Gjatë fushatës presidenti Donald Trump ka përsëritur disa herë që, përveç rikonfirimimit të tij, republikanët do të fitonin edhe Kongresin dhe Senatin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme