Pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi të Kuvednit të Kosovës ku kanë raportuar Naser Ramadani, drejtor i IKShP-së dhe ai i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.
Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj ka thënë se Kosova nuk pasur kapacitete të bëjë testime të mjaftueshme për të riatdhesuarit.
“Ka qenë një shqetësim për ekipet mjekësore në Aeroport. Ende nuk e dimë kujt i raportojnë dhe kush i monitoron ekipet në Aeroport. Ende mbetet të kërkojmë sqarim me këtë situatë. Kemi marrë shqetësimet. Kemi edhe shqetësime se një pjesë e qytetarëve konsiderohen si ndihmës të personave që lirohe. Për të mos ekzistuar një kaakteristikë e pabarabartë jemi të interesuar se kujt i raporton saktë ky ekip mjeëskor”, tha ajo.
Reshitaj ka thënë se janë interesuar edhe për situatën në Veri.
“Nuk monitorohet situata në Veri. Testimet realizohen nga komunat veriore”, shtoi ajo.
Reshitaj ka thënë se kanë diskutuar edhe për cështjen e tubimeve në shesh.
“Diskutuam për çështjen e tubimeve, pati reagime se si është lejuar në shesh të bën përgatitje të tubimeve të ndryshme. Është duke u diskutuar edhe për faljen e mamazit. Sipas tyre është ende e rrezikshme të bëhen këso tubime. U diskutua për hapjen e shkollave dhe kjo ende është duke u diskutuar ndonëse sipas profesorit Ramadanit është ende herët hapja e shkollave”, tha ajo.
Ajo tha se u vlerësua se edhe falja e namazit të Bajramit paraqet rreik.
Bekim Haxhiu ka thënë se nga afër janë informuar për pandeminë. Ai ka shprehur mirënjohje për mjekët.
“Kanë arritur të përballen suksesshëm me pandeminë. Meritorë janë profesionistët shëndetësor. Menaxhimin nga menaxherët politik është keq menazhuar, keqmenaxhimi në karantinë dhe lirimet në aeroport, dhe vjedhjet përmes tenderëve, ku janë zhvatur miliona euro nga buxheti i Kosovës”, tha ai.
Haxhiu është shprehur se MSH ka kontraktuar dhe ka blerë barna për të cilat SHSKUk ka kontrata valide.
“Keqmenaxhimi në karantinë dhe keqmenaxhimi që ka ndodhë në Aeroport, pra lirimet me të njofshëm që ka ndodhë me njerëzit që kanë ardhë aty dhe e treta që është shumë e rëndësishme, vjedhjet gjatë kohës së pandemisë përmes tenderëve të negociushëm që i ka zhvilluar Ministria e Shëndetësisë me çka janë zhvat me miliona euro nga buxheti i Republikës së Kosovës. Në bazë të dokumentacionit që kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, kontratat që kanë negociuar dhe i kanë bërë gjatë kësaj periudhe të pandemisë, kemi pa që kanë kontraktuar me negocim dhe kanë blerë barna të cilat SHSKUK-ja veç ka kontratë valide me operatorë ekonomik”, tha ai në një konferencë për media.
Haxhiu shtoi më tej se testet që kanë ardhur nga Serbia nuk janë shfrytëzuar.
“Morëm vesh se testet nga Serbia nuk janë të përdorura. Pra iu është bërë një favor Serbisë derisa ato teste nuk përdorën. Kjo i ka krijuar favore dhe një proklamim i saj deri në Nju Jork Times, është shkruar se Serbia humane, i ka fal Kosovës 1000 teste dhe ato teste ende janë të papërdorura” tha ai.