Reshitaj: Kemi hartuar strategji për menaxhimin e mbeturinave, do ta pastrojmë edhe Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 12:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, gjatë pjesëmarrjes në aksionin për pastrimin e Suharekës ka paralajmëruar edhe pastrimin e pjesës veriore të Mitrovicës.

Reshitaj tha se për aksion do të mbështeten edhe nga Komisioni Evropian, Ambasada amerikane dhe vullnetare të komuniteteve të tjera, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi qenë në Mitrovicë, e kemi filluar me Mitrovicën si një komunë me një specifikë të veçantë, siç është Mitrovica, do të vazhdojmë edhe më tutje në pjesën veriore të Mitrovicës  ku jemi duke përgatitur  një agjendë të veçantë në të cilin janë duke na ndihmuar edhe Komisioni Evropian, Ambasada amerikane KFOR-i. Gjithashtu do të kemi edhe vullnetarë të komuniteteve të tjera  të cilët do t’i bashkohen pastrimit të Mitrovicës”.

“Më pastaj kemi vazhduar me komunën e Therandës, ku e gjithë barra më e madhe përgjegjësia i bije komunave. Në komunën e Rahovecit jemi të dielën ku përkon edhe me Ditën e Tokës më pastaj do të vazhdojmë edhe me komunat e tjera varësisht prej përgatitjeve që bëjnë në komunat dhe ne do t’i bashkëngjitkemi”, tha ajo.

Reshitja teksa falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion tha se komuna e Suharekës duhet të jetë shembull edhe për komunat e tjera.

Ajo madje paralajmëroi edhe  prezantimin e një strategjie kombëtare për menaxhim të që qëndrueshëm të mbeturinave.

“Më gëzon jashtëzakonisht shumë sepse janë mobilizuar të gjithë  sëbashku për të pastruar dhe kjo na dëshmon se qytetarët janë janë vetëdijesuar  sa i përket rëndësisë që ka një mjedis i pastër  për mirëqenie dhe për cilësi të jetës së tyre”.

“Dua që kjo komunë të jetë shembull për të gjitha komunat e tjera të Republikës së Kosovës që të vazhdojmë të pastrojmë komunën të gjelbërojmë vendin tonë ta mbrojmë mjedisin dhe një informacion që do të doja të ndaj me të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shumë shpejt do të dal me prezantimi e strategjisë kombëtare për menaxhim të integruar të mbeturinave sëbashku me të gjithë ekspertët vendor dhe kombëtar. Ne do të prezantojmë veprimet tona konkrete si ministri për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave të çdo cep të Republikës së Kosovës”.

“Edhe sot po vazhdon aktiviteti  kampanja e komunës së Suharekës për ta pastruar gjithë qytetin pjesë e një kampanje sensibilizuese për gjifhë repunlikën e Kosovës ta pastrojmë dhe ta gjelbërojme Kosovën”.

Ka dy ditë që kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, sëbashku me nxënës,studentë, pjesëtarë të organizatave jo qeveritare, kam marrë pjesë në largimin e mbeturinave në komunë duke përfshirë edhe 42 fshatrat e saj.

Muhamrremaj tha se synim i tij si kryetar është që kjo komunë të jetë komuna më e pastër dhe më e gjelbëruar në Kosovë.

Ai tha se pas pastrimit do të vazhdojnë edhe me mbjelljen e 2500 blinve në qytet dhe në fshatra.

“Asnjë pëllëmbë të komës tonë nuk do të ia lëmë pas pastruar edhe fshatrat që janë në viset malore diku 1500 metra edhe atje janë duke u pastruar dhe besoj që në katërvjeçaret e ardhshme pretendojmë që komuna e Suharekës me kanë komuna më e pastër dhe komuna më e gjelbëruara. Do të vazhdojmë me mbjelljen e 2500 bimëve në qytet dhe nëpër fshatra aksioni do të vazhdojë  në vazhdimësi qëllimi është që sot me nxënësit t’i përvetësojmë edhe ta mbajmë një ambient më të pastër”.

Gjatë këtij aksioni janë duke marrë pjesë rreth 7000 vullnetarë, të cilët deri më tani kanë pastruar 42 pika si dhe kanë mbledhur mbi 800 tonë mbeturina.






Të ngjashme