Reshitaj: Shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës u ndërtuan në kohën e qeverisë Haradinaj

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe nënkryetare e kësaj partie, Albena Reshitaj, në një intervistë live të publikuar në faqen e AAK-së në Facebook, ka folur për angazhimet e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës, për jetën personale dhe atë profesionale.

Reshitaj tregon se vie prej një familjeje intelektualësh dhe që janë përballur shumë edhe me regjimin serb, gjë që e ka bërë Reshitajn të japë një kontribut ende më të madh edhe në fushën e politikës.

Reshitaj afër dy dekada të jetës së saj ia ka kushtuar studimeve bazike dhe atyre profesionale.

Njëherit ajo, që nga viti 2007 jep edhe një kontribut në fushën e arsimit, duke punuar si mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë dhe është autore e dhjetra e punimeve shkencore, të cilat janë të publikuara edhe në revistat shkencore më prestigjioze.

Reshitaj tregon se ajo ka vendosur që kontributin e saj për vendin, ta japë përmes politikës.

“Kam vendosur t’i jap politikës nga vetja ime, e jot ë marrë, që është një marrëveshje e logjikshme e një njeriu që të kontribuojë për vendin e saj përmes politikës”, tha Reshitaj.

Tutje, ajo shpjegon aktivitetin e saj si Ministre në mbrojtje të mjedisit dhe ambientit.

“ Kam punuar me përkushtim në fuqizimin e impelmentimit të ligjeve mjedisore, udhëzime administrative dhe planeve vepruese të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikim Hapësion. Primare për mua ka qenë mirëqenia dhe cilësia e jetës së qytetarëve. Prandaj kam krijuar task-forcën ndërministrore për të mbrojtur ajrin si dhe për të ndikuar në menaxhimin më të duhur të mbeturinave”, shtoi ajo.

Reshitaj, gjithashtu tregon aktivitetin e saj si deputete AAK-ës në parlament dhe komisione parlamentare, ku njofton se ka realizuar mbi 100 aktivitete.

“Në pandemi jam munduar që të jem zëri i qytetarëve të Kosovës”, tha Reshitaj.

Ajo tutje thekson se ndërtimi i shtyllave kryesore të shtetit të Kosovës është bërë në kohën e qeverisë Haradinaj.

“Shtyllat e një zhvillimi të një shteti janë, siguria, shëndetësia, ekonomia dhe arsimi. Prandaj, i gjithë kontributi i kryetarit të AAK-së është i vëçantë në sigurinë e shtetit. Fal ti kemi formimin e Ushtrisë së Kosovës, në fushën e ekonomisë, Haradinaj e ka arritur një gjigant siç është Trepça, gjithashtu ka bërë pavarësimin energjetik”, theksoi Reshitaj .

Ajo tha se Ramush Haradinaj garanton siguri dhe unitet politik, dhe kjo garë për president duhet të shihet nga një prizmë logjik, të ketë një qasje të matur dhe të drejtuar nga arsyeja e logjikës e jo nga inatet.

“Figura e Haradinajt është me një bagazh të madh kombëtar në shërbim të qytetarëve të vendit. Kush më shumë se z. Haradinaj di si të mbrojë interesat e vendit dhe si të bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtarë” tha ndër tjerash Reshitaj në këtë intervistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme