Kryetarja e komisionit për Shëndetësi, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria për nevojat dhe kërkesat e të mbijetuarve nga kanceri i gjirit.
Reshitaj në një intervistë për Ekonomia Online, tha se do të kërkojë debat parlamentar në lidhje me këtë çështje.
Madje sipas saj, të prekurit nga kjo sëmundje duhet të marrin trajtim në Spitale Rajonale.
“Unë sapo iniciova debat parlamentar për të kërkuar nga Qeveria përgjegjësi për nevojat dhe kërkesat e pacienteve të mbijetuat nga kanceri i gjirit”.
“Mendojmë që duhet vënë në përgjegjësi shoqërinë tonë për të luftuar kancerin e gjirit. Ne do të kërkojmë debat parlamentar se çfarë kemi bërë dhe çfarë po bëjmë për ta luftuar këtë sëmundje të rëndë që po shuan jetë motrash e nënash”, tha ajo, raporton EO.
“Duhet që te prekurit nga kjo sëmundje nga komunat tjera të mos vijnë ne Prishtinë po t’i marrin ne spitalet rajonale”.
“Shteti të ketë plan të luftojmë në diagonostifikim të hershëm të kancerit të gjirit. E ndjej si obligim që të bëjmë debat që t’i marrim disa obligime konkrete të jemi në ndihme të këtyre grave”.