Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti sot në takim Avokatin e Popullit Hilmi Jashari, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Ministrja Reshitaj përgëzoi avokatin për punën dhe falënderoi për bashkëpunimin në adresimin e problemeve që lidhen me mjedisin, shëndetin e mirëqenien e qytetareve.
Reshitaj e njoftoi avokatin e popullit me projektet dhe veprimet e saj në përmirësimin e gjendjes se mjedisit, duke vlerësuar se duke mbajtur mjedisin e pastër, duke luftuar ndotjen e ujit, tokës e ajrit ne mbrojmë të drejtat elementare te të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër avokati Jashari vlerësoi përkushtimin e ministres në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetareve mbi rëndësinë që ka një mjedis i pastër,.
Ai më tej ofroi përkrahjen e pa rezervë për ministren Reshitaj në reduktimin e ndotjes së ajrit, tokës, burimeve ujore, liqeneve si dhe në zbatimin e kornizës ligjore që lidhet me mjedisin si hap shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për arritjen e progresit në fushën e mjedisit.