Reshitaj në takim me EPA dhe Departamentin e Marrëdhënieve me Evropën Jugore dhe Qëndrore në DASH

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 15:16 | Nga

Në ditën e fundit të vizitës zyrtare të saj në Washington ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj u prit në takime të ndara nga zyrtarë të lartë të Departamentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qendrore, zyrtarë të lartë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe të Byrosë për Burimet e Energjisë.

Në Takimin e parë u prit nga DepHan Goodman, zyrtar i Lartë për Kosovë, Louis Crishock, zyrtar për Diplomaci Energjetike pranë Byrosë për Burimet e Energjisë si dhe Justin Heung, zyrtar Ekonomik pranë Departamentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qendrore.

Në këtë takim ministrja Reshitaj shprehu vizionin e saj për mjedisin dhe prioritetet qeverisëse, angazhimin për të bërë publikun të vetëdijshëm për rëndësinë e energjisë së ripërtërishme.

Ajo falënderoi shtetin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe kërkoi përkrahje në fushën e promovimit dhe subvencionimit të ekonomisë së gjelbër, miqësore me mjedisin.

Nga ana tjetër zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit deklaruan se SHBA-të i dhanë Kosovës për 19 vitet e fundit 1.8 miliardë dollarë.

“Kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në shumë fusha duke përfshirë programin e shkencëtareve të rinjë ku përmes Ambasades Amerikane vitin e ardhshëm do të sjellim në Kosovë ekspertë për fusha të caktuara që pala Kosovare i identifikon si të nevojshëm” deklaruan nder të tjerash zyrtarët amerikan.

Në fund të takimit palët u zotuan që do të intensifikojnë veprimet e përbashkëta në nxitjen e investimeve kapitale në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit në veçanti.

Në takim me zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit ministrja Reshitaj kërkoi përkrahje për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, në ngritjen e kapaciteteve, ruajten e ekosistemeve, florës e faunës.

Gjatë vizitës zyrtare të saj në Washington Reshitaj mori përkrahje nga zyrtarë të lartë të SHBA-ve, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

image2.jpeg

image3.jpeg

image4.jpeg

image5.jpeg

image6.jpeg

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme