Reshitaj: Po punojmë në një projekt gjigant që mbeturinat t’i kthejmë në benifit për Kosovën

Rahovec | 22 Pri 2018 | 14:23 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka qëndruar sot në Rahovec për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, ku ka bërë të ditur ministria që ajo drejton është duke punuar në një projekt të cilin e ka vlerësuar si gjigant, për shndërrimin e mbeturinave në benifit për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Reshitaj ka thënë se trajtimin e mjedisit në Kosovë e kanë marrë me përkushtim dhe prioritet.

“Jemi në një projekt të madh, gjigant për trajtimin, gjegjësisht shndërrimin e mbeturinave në benifit për vendin”. Në këtë organizim që kemi bërë si MMPH për Ditën e Tokës mendoj se po japim mesazhe të qarta tek të gjithë, edhe tek institucionet e shoqëria civile, tek qytetarët që ne e kemi marrë me shumë përkushtim dhe prioritet trajtimin e mjedisit në gjithë vendin tonë. Jemi duke punuar në projekte kapitale në trajtimin e ujërave të zeza, rehabilitimin e shtretërve të lumenjve, pastrimin e lumenjve, menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave”.

Reshitaj ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme do të shkatërrohen të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave, derisa ka thënë se do të rrisin kapacitetet për shtimin dhe menaxhimin deponive legale.

“Në ditët në vazhdim pritet të shkatërrohen të gjitha deponitë ilegale në gjithë Kosovën, jemi në një plan të organizimit gjegjësisht të menaxhimit të deponive legale që kemi dhe në shtimin e deponive legale që duhen në disa vende, siç e ceku edhe kryetari  i Rahovecit se ne duhet të rrisim kapacitetet edhe të ndërtimit të deponive dhe menaxhimit të duhur të tyre”.

“Në fund të majit do të fillojmë një kampanjë të madhe senzibilzuese pjesë e së cilës do të jetë edhe Komisioni Evropian, Ambasada amerikane dhe të gjitha organizatat joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu të komunat do të jenë të kyqura brenda kësaj, ne veç kemi filluar aktivitetet tona të pastrojmë dhe gjelbërojmë gjithë Kosovën. E Kemi filluar me kufijtë, pastaj kemi vazhduar me komunat. E kemi filluar me Mitrovicën si komunë me specifika të veçanta, pastaj me komunë e Suharekës. Sot, në këtë Ditë të Tokës vazhdojmë me aktivitetet e komunës së Rahovecit dhe pastaj në të gjitha komunat tjera”.

Reshitaj ka folur edhe për disa projekte të tjera në të cilat MMPH-ja është duke punuar. Ajo ka thënë se Kosova në të kaluarën nuk ka bërë sa duhet për të rritur kapacitetet sa i përket mbrojtjes së ambientit.

“Ne jemi duke punuar në një projekt, vendim për reduktimin e qeseve të cilat përdoren dhe keqpërdorën në gjithë vendin tonë. Gjithashtu, do t’i japim përparësi të gjitha projektet që vijnë nga të gjithë ekspertët, shoqëria civile sa i përket mbrojtjes së mjedisit, energjisë së ripërtritshme, energjisë solare. Ne si shtet nuk kemi bërë në të kaluarën sa duhet për të rritur kapacitetet e tilla ndonëse është nevojë e domosdoshme që ne të rrisim kapacitetet dhe tu japim mundësi edhe ekspertëve të rinj, projekteve të reja sa i përket energjisë së ripërtritshme. Mendoj se jemi një rrugë të duhur”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/reshitaj-ne-rahovec-per-diten-e-tokes-zotohemi-per-veprime-konkrete-ne-mbrojtjen-e-ambientit/

 

 

Të ngjashme