Reshitaj: Qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm në mjedisin e përbashkët evropian

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 18:20 | Nga

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook ka uruar qytetaret kosovarë për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për heqjen e vizave. Ajo ka shkruar se tashmë qytetarët kosovarë do të lëvizin lirshëm në mjedisin e përbashkët evropian

Postimi i saj në Facebook:

“Pas shumë vite pritjesh, negociatash dhe takimesh më në fund u dha rekomandimi për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës.

Falënderoj institucionet e Kosovës e në veçanti zv.Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, z.Pacolli, për kontributin e tij në këtë proces që trason rrugën tonë drejt integrimeve evropiane, si dhe qytetarët për pritjen dhe besimin e treguar ndaj institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Reshitaj.

Të ngjashme