Reshitaj thotë s’ka shpenzuar para të MMPH-së pas largimit nga kjo ministri

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Raportimeve të medieve se ish ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka shpenzuar mjete edhe pas braktisjes së udhëheqjes në këtë ministri i ka reaguar vetë kjo e fundit.

Reshitaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se siguron që pretendimet e tilla nuk qëndrojnë dhe si të tilla janë shpifje ndaj saj.

Sipas saj, pas përfundimit të mandatit në krye të MMPH-së, me kredit-kartelën e saj, nuk është bërë asnjë pagesë.

“Të dashur miq, kolegë e qytetarë të Kosovës. Pas publikimit të artikullit në “Koha Ditore”, në lidhje me përdorimin e kreditkarteles bankare edhe pas përfudimit të mandatit tim si ministre e MMPH-së. Ju siguroj që pretendimet e tilla nuk qendrojnë dhe si të tilla janë shpifje ndaj meje. Pas përfundimit të mandatit tim, me kreditkartelen time nuk është bërë asnjë pagesë nga ana ime. Për këtë ekzistojnë deshmi në Ministri të Mjedisit dhe atë të Financave. Publikisht kërkoj nga gazeta në fjalë që të me kerkoj falje publike për këtë shpifje që ka bërë për mua, ndryshe do të detyrohem t’i padis për shpifje dhe cenim të integritetit tim moral, politik e profesional”, ka shkruar Reshitaj.

https://www.facebook.com/albenareshitajofficial/posts/546212572555391
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme