Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, ka shkruar se sot ka pasur një takim me personelin shëndetësorë të QKMF-së në Suharekë.
“Falënderoj të gjithë personelin mjekësor për bashkëbisedimin konstruktiv, njëherë nënkryetaren e Komunës së Suharekës, Mihrije Berisha Suka dhe drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Sale Bytyqi për organizimin. Në këtë takim bashkërisht diskutuam për të arriturat dhe nevojat e sektorit shëndetësor në Suharekë, me theks të veçantë për punën dhe kontributin e grave në shëndetësi”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.