Reshje bore në disa vende të Ballkanit

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 13:57 | Nga

Reshjet e borës gjatë stinës së pranverës, në mes të muajit prill, kanë kapluar disa vende të Ballkanit, siç janë Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kroacia.

Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë sot filloi të bie borë bashkë me reshjet e shiut, kurse nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëjnë të ditur se sot do të ketë mot me diell dhe vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Ndërsa në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës sot në mëngjes ka rënë borë deri në 30 centimetra, me ç’rast është vështirësuar trafiku.

Moti i keq dhe reshjet e borës që nga mbrëmë kanë shkaktuar defekte edhe në rrjetin elektrik si pasojë e së cilës shumë amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas sinoptikëve temperatura e ditës do të arrijë deri në katër gradë celsius.

Në BeH kryesisht mbisundon mot i vrenjtur me borë dhe shi, ndërsa gjatë ditës pritet të ulen reshjet në pjesën më të madhe të vendit, bëhet e ditur nga Enti Hidrometeorologjik i BeH-së.

Kurse gjatë ditës së djeshme edhe në Kroaci ka pasur reshje të borës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme