Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të paqëndrueshme ajrore. Mot jostabil të shoqëruara me erëra, reshje shiu dhe rrezik për breshër do të jetë gjatë ditës së sotme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se ky sistem frontal me erëra dhe shkarkime rrufesh parashihet të godas pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ndryshueshëm, por që stuhitë parashihen në zona më të kufizuara, kryesisht në verilindje të vendit, të cilat mund të thithin sasi të konsiderueshme të reshjeve, gjë që këto zona rrezikohen nga vërshimet e shpejta.
Temperaturat në vise të ulëta do të jenë 16C deri 26C, e në vise malore 12 deri 19C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 7.
Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike parashihet për sot, ndërsa nga dita e enjte (nesër) parashihet përmirësim i kushteve atmosferike.