Stuhia Filomena ka mbuluar pjesë të Spanjës me borë të madhe, derisa gjysma e vendit është në alarm.
Madridi, një prej zonave më të prekura, pritet të mbulohet deri në 20cm borë në 24 orët e ardhshme.
Aeroporti i qytetit është mbyllur bashkë me një numër rrugësh.
Të premten mbrëma, një numër automjetesh u bllokuan në autostradë afër kryeqytetit.
Zjarrfikësit janë thirrur për të ndihmuar vozitësit që janë bllokuar. Në disa zona, ushtria po ashtu është thirrur për të ndihmuar në hapjen e rrugëve.
Autoritetet kanë bërë thirrje nga ana tjetër që njerëzit të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Sipas mediave lokale, transmeton BBC, këto reshje bore në Madrid janë më të dendurat në të paktën 40 vjet.