Reshjet e borës rrëzojnë shumë lisa, Komuna rekomandon mbylljen e parqeve

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 11:08 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shumë lisa në Parkun e qytetit në Prishtinë janë rrëzuar si pasojë e reshjeve të borës mëngjesin e së martës, raporton Ekonomia Online.

Madje një lis është rrëzuar edhe në rrugën “Hamëz Jashari”, duke bllokuar qarkullimin e qytetarëve dhe të veturave.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet komunale të Hortikulturës, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca dhe Policia e Kosovës.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, tha se për Ekonomia Online, se për shkak të reshjeve të borës do të rekomandojë mbylljen e përkohshme të të gjitha parqeve në kryeqytet.

Ai më tej ka shtuar se kanë marrë të gjitha masat dhe se katër ekipe ndodhen në terren duke e monitoruar situatën.

“Ekipet tona kanë punuar gjatë tërë natës. Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, ekipet kanë qenë në gatishmëri gjatë të natës. Në bashkëpunim me Hortikulturën, me njësinë e Zjarrfikësve e me drejtoritë tjera komunale, kemi marrë të gjitha masat, ku për momentin jemi katër ekipe në kryeqytet”.

“Siç po e shihni këtu në parkun e qytetit, nuk ka pas dëme në njerëz e as dëme materiale dhe siç po e shihni rrugën e kemi bllokuar deri në fund, për shkak se kemi thyerje të drunjve”.

“Për momentin e kemi mbyllur edhe parkun e qytetit për shkak se kemi rrezik se për çdo moment janë duke u thyer drunjtë dhe mund të vijë deri te ndonjë fatkeqësi dhe po ashtu do ta rekomandojmë edhe mbylljen e parkut të Toukbaqes deri në sanimin e të gjitha dëmeve”, u shpreh ai, teksa kërkoi nga qytetarët të kenë kujdes këto ditë”.

Të ngjashme