Reshjet e borës shkaktojnë kolona në rrugën Pejë-Prishtinë

Pejë | 20 Jan 2018 | 16:26 | Nga Besjana Bajrami

Reshjet e dendura të borës që kanë nisur të shtunën po shkaktojnë vështirësi qarkullimi në disa rrugë të vendit.

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme dhe nuk ka ndonjë vështirësi për shkak të reshjeve të borës.

Por, lexues të Ekonomia Online kanë dërguar në redaksi fotografi ku shihen kolona automjetesh dhe rrugët e papastruara.

Fotot e mëposhtme janë bërë në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, pikërisht në fshatin Gjurgjicë.

“Rruga është e papastruar dhe janë krijuar vonesa e kolona deri në 3 kilometra të gjata”, ka treguar një vozitës, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri.

Më herët, përmes një njoftimi, Ministria e Infrastrukturës tha se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme pa ndonjë vështirësi.

“Sot në mëngjes kanë filluar reshjet e borës me intensitet te ultë, kompanitë janë duke e monitoruar gjendjen, të gatshme për intervenim sipas nevoje”, është shprehur Fatos Mani, këshilltar politik i ministrit Pal Lekaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme