Bora që ka filluar të bie në mesnatë mbi vendin tonë, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në shumicën e rrugëve.
Rruga Prishtinë-Pejë, deri në këto momente është e kalueshme, por qarkullimi i automjeteve po zhvillohet me vështirësi. Kompanitë mbikëqyrëse kanë filluar heqjen e bores, megjithatë, deri në këto momente kanë pastruar vetëm një korsi të rrugës. Një gjende e tillë thuhet se është edhe në të gjitha rrugët e tjera në vend.
Kompanitë e pastrimit janë parë edhe në kryeqytet, ku të kalueshme janë rrugët kryesore, ndërsa rrugët dytësore kalohet me vështirësi.