Rama del në terren, nis planin për rregullimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit në orët e ngarkesës në komunikacion

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Përparim Rama ka takuar zv. Komandantin rajonal për Komunikacion Rrugor, Sylejman Halili.

Temë e takimit ishte rregullimi i trafikut, lirimi i trotuareve si dhe lehtësimi i qarkullimit në komunikacion në orët “kritike”.

“Bashkë me zv.Komandantin rajonal për Komunikacion Rrugor, Sylejman Halili, diskutuam për prioritetet tona për lirimin e hapësirave publike që kanë për synim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Prishtinës.
Me theks të veçantë biseduam për rregullimin e trafikut, lirimin e trotuareve si dhe ndihmën e Policisë së Kosovës në lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut, sidomos në këto ditë kur semaforët shpesh herë nuk punojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Përmirësimi i sigurisë së qytetarëve në trafik, sidomos gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit, për ne është prioritet” shkruan kryetari Rama në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme