Reshjet e shiut, IKSHPK bën thirrje për kujdes: Të vlohet uji para përdorimit

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë një njoftim lidhur me reshjet e shumta të shiut, duke rekomanduar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për shëndetin e tyre.

Nga IKSHPK, është thënë se, edhe pse s’ka të dhëna për ndotje të ujit, qytetarët po që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur, kësisoj, është rekomanduar që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Duke marrë parasysh reshjet e shtuara të shiut në disa zona të vendit dhe ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rekomandon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre:

  • Aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit. Megjithatë, qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.
  • Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.
  • Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2Fpfbid02E1nniC5rzhaCAiokG6ws7BVszKQYJMMnJEPXMeqiE1pHhfKFumCy1DocXJPB9FKtl&show_text=true&width=500

Të ngjashme