Reshjet e shiut, Ramiz Lladrovci: Rruga Drenas-Komoran është lehtësuar për qarkullim

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladorvci, ka thënë se rruga Drenas-Komoran është lehtësuar për qarkullim.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka thënë se niveli i ujit tashmë ka rënë.

Kosova është përballlur me reshtje të mëdha të shiut, duke shkaktuar përmbytje.

“Qytetarë të nderuar, Rruga Drenas-Komoran është lehtësuar për qarkullim, aktualisht niveli i ujit ka rënë dhe është e kalueshme. Ftoj qytetarët për kujdes dhe respektim të shiritëve për ndalim të qarkullimit në disa rrugë dhe pranë urave. Falënderoj qytetarët për respektim të urdhërave të organeve kompetente dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes në këto vërshime të përmasave të mëdha në komunën e Drenasit”, ka thënë Lladrovci.

Të ngjashme