Një kompani kosovare dhe dy individë janë fitues të çmimit më të lartë në hotelieri që ndahet në Solin të Kroacisë në kuadër të manifestimit Interstas.
Në kategorinë e kompanive turistike çmimin e artë Interstas e ka fituar Hoteli “Afa” nga Prishtina, ndërsa çmimin e artë Intertas për individ e kanë fituar Naser Arifi, drejtor i përgjithshëm i hotel “Arxhena” e cila është pjesë e kompanisë së njohur kosovare “Kuk comerc” dhe Naser Shabani pronar i restorantit të mirënjohur “Bujana” nga Gjilani.
Duke u falënderuar për çmimin e ndarë drejtori i hotel “Afa”, Ali Mehia ka theksuar se është i nderuar me ketë çmim prestigjioz dhe se kjo mirënjohje paraqet nxitje në punën e mëtejme dhe ngritjen e mëtejme të kualitetit të shërbimeve të njërit ndër hotelet më të mira në Kosovës.
Ndryshe në këtë manifestim i cili është i po organizohet për herë të dymbëdhjetë marrin pjesë kompanitë turistike nga tërë Ballkani Perëndimor.