Të hënën në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, Vjosa Osmani dhe Aleksandar Vuçiqi shkëmbyen akuza për shkaqet dhe pasojat e gjendjes së serbëve të Kosovës, megjithëse nuk ishin pyetur për to.
Si gjithmonë Vuçiqi akuzoi autoritetet e Kosovës për prirje të pastrimit etnik. Më saktësisht, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndonëse përballë tij ishte Vjosa Osmani me katër gra të cilat, siç tha Osmani, ishin viktima të krimeve nga ushtria dhe polica e Millosheviqit gjatë luftës së fundit.
Nuk ka dyshim se janë serbët nga Kosova, sikur u tregua edhe me këtë rast, një instrument për larjen e hesapeve të Vuçiqit me Prishtinën zyrtare.
Kush e di se për të satën herë, Vuçiqi mashtroi se kinse Beogradi kujdeset për ta dhe se autoritetet serbe ende duan t’i mbajnë serbët sa më larg që është e mundur nga institucionet e Kosovës që, sipas tij, po i mbajkan peng.
Në këtë mënyrë synon të vazhdojë forcimin e pushtetit të tij në Serbi, duke u fshehur atyre dhe të gjithë Serbisë, mbështetjen e Marrëveshjes së Kumanovës dhe më pas të Marrëveshjes së Brukselit, për të përfunduar me Planin Franko Gjerman, të pranuar me Aneksin e Marrëveshjesë së Ohrit.
Kjo nuk eshte diçka që është bërë dje, por që nga koha e Slobodan Millosheviqit, që qytetarëve nuk u thuhet e vërteta se Kosova është vend sovran dhe i pavarur.
Serbia përmes një apo forme tjetër e e ka njohur atë vend. Kështu duhet të përfundohet, por Beogradi nuk mund të jetë pa përgjegjësi për kujdesin dhe mbrojtjen e rrejshme të serbëve të Kosovës, të cilët kanë qenë një lloj kali trojan se këta njerëz janë të irrituar, të dekurajuar nga integrimi në shoqëri kosovare, duke u tërhequr nga policia dhe gjyqësia dhe qeverisja lokale përmes figurave të të njëjta politike.
Beogradi tani është duke mashtruar publikun se Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe (ZSO) është një shtet brenda një shteti, pra pjesë e Republikës së Serbisë. Por e vërteta eshtë se ZSO do të funksionojë brenda kuadrit të sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.
Bazuar në këtë, fjalimi i Aleksandër Vuçiqit tregoi se nuk ishte fjalim i të ardhmës, po një mbetje në vend, larg normalizimit të situatës.
Ai duhet të shpjegoj dhe të njohë se Kosova është çështje e përfunduar politikisht. Dhe sa më shpejt që Serbia e kupton që nëse tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës do të bjernin do të ishte më mirë për të gjithë, sepse çfarëdo kontrate mes të kaluarës dhe të tashmes, do të nënkuptonte një hap prapa, drejt vetëshkatërrimit.